
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se premtimi për studimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe është bërë realitet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti e ka cilësuar këtë si një ditë historike për studentët shqiptarë dhe një hap të rëndësishëm drejt barazisë dhe dinjitetit të gjuhës shqipe.
“Një ditë historike për studentët shqiptarë dhe një hap i rëndësishëm për barazinë dhe dinjitetin e gjuhës shqipe.
Fjalët marrin vlerë kur pas tyre qëndrojnë vepra. Sot kemi një arsye më shumë për të festuar!
Studentë të dashur, ta gëzoni këtë të drejtë!
Gëzuar Festat e Nëntorit!”, ka shkruar Mexhiti.