
Analisti politik Krenar Shala ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po përballet me një situatë më të vështirë politike, duke marrë parasysh zhvillimet e reja në Serbi dhe qasjen e Bashkimit Evropian ndaj këtij shteti.
Në emisionin “Politiko” në Kanal10, Shala ka thënë se Serbia pritet të formojë qeverinë e re gjatë javës së ardhshme, e cila, sipas tij, do të udhëhiqet nga Lista e Studentëve.
Ai ka theksuar se Evropa është e prirur të vazhdojë politikën e afrimit me Serbinë, duke e lidhur këtë qasje me interesat gjeostrategjike.
Shala ka vlerësuar se kjo situatë mund ta vendosë Kurtin në një pozitë më të ndërlikuar, pasi, sipas tij, interesat gjeostrategjike të vendeve evropiane po ndikojnë në qasjen e tyre ndaj Serbisë.
“Evropa është e prirur jo vetëm që ta vazhdojë politikën e ledhatimit, por edhe të investojë më shumë në afrimin e Serbisë me shtetet e tjera, për shkak të interesave gjeostrategjike”, ka deklaruar Shala./Gazeta10