Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

5 vjet pas aksidentit tragjik, në Slavonski Brod të Kroacisë do inaugurohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave nga Kosova

Gazeta10
17 July 2026 - 13:21

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka njoftuar se më 23.07. 2026, në Slavonski Brod të Kroacisë do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të ndodhur me 25.07.2021.

Ceremonia pritet të filloj në ora 10:30

Sipas njoftimit, ceremonia do të zhvillohet në shenjë nderimi dhe kujtimi të përhershëm për viktimat e kësaj tragjedie, duke përçuar njëkohësisht mesazhin e respektit, solidaritetit dhe kujtesës institucionale.

“Në këtë ngjarje do të marrin pjesë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, përfaqësues të autoriteteve lokale të qytetit të Slavonski Brod-it, si dhe përfaqësues të Prefekturës Brod-Posavinë, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë”- thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.