Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

50 euro në muaj për ata që adaptojnë një qen endacak

Gazeta10
21 June 2023 - 19:04

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Komuna e Prishtinës tashmë e ka gjetur një zgjidhje për qentë endacakë.

Ajo ka planifikuar që secili qytetar që adopton një prej tyre do të paguhet nga 50 euro në muaj.

Madje, ata kanë mundësi  t’i adoptojnë pesë të tillë në strehimoren që gjendet në Hajvali.  

E krejt kjo me qëllim që të evitohet rreziku për qytetarët, por edhe të gjendet një vendstrehim për ta.

Kreu i kryeqytetit ka treguar më shumë detaje lidhur me këtë ide.

E kjo iniciativë ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët, duke bërë krahasim me shtesat që Qeveria i ndan për fëmijë, e që është 10 euro në muaj.

Por, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati komunat mund të bëjnë çfarë të duan me buxhetin e tyre.

E disa qytetarë e kanë mirëpritur një vendim të tillë.

Por, disa të tjerë thonë se do të ishte mirë që nga 50 euro të ndahen për familjet në nevojë, e jo për qenë endacakë.

Tashmë, komuna e Prishtinës e ka bërë gati qendrën për strehimin e qenve endacakë në Hajvali të licencuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Për trajtimin e qenve endacakë, komuna ka ndarë 1 milionë e 300 mijë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.