Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion në veri, Policia konfiskon 13 armë zjarri dhe rreth 1 mijë fishekë

Gazeta10
14 August 2026 - 20:08

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në veri të vendit, gjatë të cilit janë konfiskuar armë, municion dhe pajisje të ndryshme.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë aksionit janë konfiskuar gjithsej 13 armë zjarri, përfshirë tri pushkë AK-47, dy pushkë karabinë, tri pushkë gjuetie dhe pesë revole.

Në mesin e sendeve të konfiskuara janë edhe 997 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy thika bajoneta dhe një shtojcë e tytës për Tromblon.

Policia ka sekuestruar gjithashtu dy maska gazi, një radiolidhje bazë të komunikimit mobil, gjashtë radiolidhje, një jelek antiplumb, një jelek taktik me mbishkrimin “policija”, një helmetë ushtarake dhe dy palë dylbi.

Gjatë aksionit janë gjetur edhe uniforma të Policisë së Kosovës dhe të ushtrisë së ish-Jugosllavisë (VJ).

Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës, ndërsa detaje të tjera rreth operacionit dhe personave të përfshirë pritet të bëhen të ditura nga autoritetet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.