
Drejtori i Shërbimeve Publiken në Prishtinë, Bekim Brestovci në një lidhje drejtëpërdrejtë me emisionin “Adresa Aneksave” ju është përgjigjur ankesave të qytetarëve për qentë endacak.
Ai ka treguar se rastin e qenve endacak e kanë marrë përsipër edhe pa ndihmën e Qeverisë, raporton Gazeta10.
“Ne veç e kemi marrë fatin e qenve endacak në dorë si Komunë e Prishtinës, jemi në përfundim të strehimores dhe përshkak të kushteve atmosferike, pengesave ditore është shtyrë pak afati kur kemi planifikuar të përfundojë në fund të shtatorit, mirëpo po punojmë me intensitet të lartë për t’a finalizu Qendrën për strehimin e qenve, njëkohësisht jemi duke punuar në kapjen e 50 qenve gjatë javës, dhe kjo është bërë realitet që një muaj, jemi duke e pastruar pjesën qendrore të Prishtinës, sheshin dhe lagjet afër sheshit”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10