Gazeta10

Hakim Ziyech në listën e dëshirave të trajnerit Erik Ten Hag

Hakim Ziyech gjatë kësaj merkatoje mund të largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Premierliga, shkruan Gazeta10.

Për sulmuesin maroken së fundmi ka shprehur interesim skuadra e Manchester United.

Ziyech pëlqehet shumë nga trajneri i “Djajve të Kuq” Erik Ten Hag i cili e dëshiron atë me çdo kusht në skuadrën e tij.

Tekniku holandez e njeh mirë Ziyech, pasi ka punuar më të gjatë periudhës  së tij te Ajaxi.

United po kalojnë nëpër një formë aspak të mirë dhe janë duke tentuar që të sjellin lojtarë të rinj në ekip.

29-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 28 milionë euro.

Marokeni është pjesë e ekipit londinez që nga viti 2020, ku u transferua nga Ajaxi për shumën e 40 milionë eurove.

Në edicionin e kaluar, sulmuesi afrikan ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime 44 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Gjatë periudhës së tij në Angli, Ziyech ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Përveç Manchester United, interesim tash e një kohë për sulmuesin maroken ka shprehur edhe Milani. /Gazeta10/

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)