Gazeta10

Presidenti i Shqipërisë tregon se pse nuk u zhvillua takimi me LDK-në 

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar se u ka bërë ftesë të gjithë krerëve të partive politike në Kosovë për t’u takuar në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Begaj ka thënë se dëshira e tij ishte që t’i takonte të gjithë krerët në një tavolinë, por që kjo nuk ishte e mundur, andaj zhvilloi takime të ndara, transmeton Gazeta10. 

Unë jam president i RSH dhe erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain, si me familjen time. Këto takime doja t’i mbaja në tempullin politik, që është kuvendi i atij vendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë për të gjitha partitë politikë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas përgjigjes së LDK-së dërguar te stafi im, thuhej se presidenti RSH është i mirëpritur në godinën e LDK-së”, tha Begaj në një intervistë për transmetuesin publik. 

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit, e zhvilloi në Kosovë. Pas takimit me krerët e institucioneve dhe krerët opozitarë, Begaj nuk arriti të takohej me prijësit e LDK-së, si rezultat i mospajtimeve për lokacionin./Gazeta10 

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë