
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se Kuvendi është konstituar
Ramadani, ka thënë se ‘’u dështoi loja pushtetarëve’’, dhe se, Gjykata Kushtetuese konstatoi se, ‘’deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje’’.
Postimi:
U dështoi loja pushtetarëve!
Gjykata Kushtetuese konstatoi qartë se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30 ditësh. Madje, edhe përcaktoi pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi.
Deri më 6 tetor ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje.
Një dështim total i lojës së pushtetarëve!
Krejt çka kanë bërë nga 8 gushti e deri më 13 shtator, Gjykata ua hodhi poshtë!