
Me 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar deklaratën “Jo në emrin tim”.
Përmes kësaj deklarate, Kuvendi Komunal ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Deklarata është miratuar me mbështetjen e të gjithë 45 anëtarëve që morën pjesë në votim.