Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e SHBA-së përkujton Afrim Bunjakun: Nderojmë sakrificën dhe guximin e tij

Gazeta10
25 September 2026 - 11:22

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë.

Në një postim pas akademisë përkujtimore të mbajtur mbrëmë, Ambasada bëri të ditur se e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, iu bashkua drejtuesve institucionalë të Kosovës dhe përfaqësuesve diplomatikë për të shënuar trevjetorin e vdekjes së Bunjakut.

“E nderojmë sakrificën dhe guximin e tij”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, derisa ishte në krye të detyrës si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
25 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.