
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet e reja të Kosovës, në një ditë kur Kryesia e Kuvendit do të zhvillojë mbledhjen e parë të Legjislaturës së 11-të.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë në rajon”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.
Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe është paraparë të nisë në orën 11:00.