Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendimi i Speciales, Tahiri për reagimin e ministres Gërvalla: E turpshme dhe e padinjitetshme

Gazeta10
25 September 2026 - 12:56

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së ministres Donika Gërvalla lidhur me vendimin e Hagës më 16 shtator.

Tahiri ka thënë se nuk mund të ketë normalitet pa ndërmarrjen e veprimeve institucionale, duke paralajmëruar se një qasje e tillë nuk mund të anashkalohet.

“E turpshme, e padinjitetshme. S’ka me pas normalitet pa veprime institucionale, le ta harron”, është shprehur Tahiri.

Ai ka theksuar gjithashtu se, sipas tij, “16 shtatori nuk barazohet me ngjarje ditore”, duke kundërshtuar kështu mënyrën se si është trajtuar çështja në reagimin e ministres Gërvalla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.