Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Gazeta10
17 August 2025 - 21:50

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë lokalizuar, ndërsa 8 vatra vazhdojnë të jenë aktive.

AME thotë se menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë në terren për të kontrolluar dhe shuar flakët.

“Agjencia bën apel të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe i kërkon të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Çdo vatër zjarri duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim.

Në fund, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e Pjesëtareve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po punojnë pa u lodhur në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.