
Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, Agnesë Kastrati Bucolli ka marrë pjesë në një tubim me të rinjtë në Drenas.
Ajo gjatë këtij tubimi tha se rinia është forca që lëviz kombin përpara, ndaj investimi në ta është investim në një të nesërme më të mirë, raporton Gazeta10.
“Sot pata kënaqësinë të takoj të rinjtë e Drenasit, energjinë dhe shpresën e së ardhmes sonë. Rinia është forca që lëviz kombin përpara, ndaj investimi në ta është investim në një të nesërme më të mirë. Siç thoshte Malcolm X, “E ardhmja u përket atyre që përgatiten për të sot. Bashkë me këtë rini të jashtëzakonshme, ne do të ndërtojmë një të ardhme plot mundësi dhe zhvillim”, thuhet në postimin e saj./Gazeta10