Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

99-shi i PDK-së: Me Bedri Hamzën kryeministër, në Kosovë do të ketë investitorë nga mërgata por edhe të huaj

Gazeta10
06 February 2025 - 22:52

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri, ka thënë se me qeverisjen e Bedri Hamzës në Kosovë do të ketë investitorë të shumët nga mërgata por edhe investitorë të huaj. 

Neziri në emisionin “Politiko” ka thënë se investitorët do ta kenë shumë më të lehtë t’i besojnë Republikës së Kosovës në krye me Hamzën, sesa aktualisht që kemi thirrje për luftë.

“Ne duhet ta kuptojmë që Bedri Hamza ka një ekipë rreth vetës që nga 110 kandidatë në listë janë të gjithë të qëlluar. Bedri Hamza në qeverisjen e ardhshme me një ekipë të shkëlqyer që do ta ketë rreth vetës e ka të munduar që investitorët nga mërgata apo edhe të huajt, gjerman, austriak, zviceran, e kanë shumë më të lehtë t’i besojnë Bedri Hamzës, e kanë shumë më të lehtë t’i besojnë Republikës së Kosovës në krye me Hamzën, sesa aktualisht që kemi thirrje për luftë, dëmtim të bizneseve”, ka thënë Neziri. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.