
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri ka thënë se programi i PDK-së i duhet Kosovës dhe se pikë kyçe e tyre janë studentët.
“Ne jemi duke e bërë një punë të jashtëzakonshme që qytetarët të kuptojë që njeriu i duhur është Bedri Hamza, që programi i PDK-së është ky që i duhet Kosovës, ky që vërtetë e ndal rinin në Kosovë”, ka thënë Neziri.
Ai në “Politiko” në Kanal10, ka thënë se do të ndahen 25 milionë euro bursa për studentët.
“Janë 25 milionë që do ndahen për bursa dhe të mbetet rinia në Kosovë, janë shumë gjëra të specifikuara në programin e PDK-së që të le të kuptosh që e ardhmja e Kosovës është përmes Bedri Hamzës dhe PDK-së”, ka thënë Neziri. /Gazeta10/