
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, me 13 mars janë raportuar së paku 4 raste të dhunës në familje duke përfshirë komunat, Fushë Kosovë, Pejë dhe Mitrovicë.
F. Kosovë 13.03.2023-19:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj si dhe posedon një armë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 13.03.2023 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar ë procedurë të rregullt.
Pejë 13.03.2023-20:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë 13.03.2023-16:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar së bashku me dy prindërit e tij janë duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt. /Gazeta10/