Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Von Cramon: Nuk kemi interes të krijojmë një “Republika Srpska” të re

Gazeta10
14 March 2023 - 10:31

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, në një intervistë për RTK-në të hënën tha se “shpreson të shohë nënshkrime” në takimin e ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 18 mars në Ohër.

“Kjo do të ishte një marrëveshje dhe një hap shumë i madh përpara për të dyja vendet, veçanërisht për Kosovën brenda Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Von Cramon tha se marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me propozimin e BE-së, por edhe me marrëveshjen e aneksuar

“Nëse aneksi nënshkruhet, atëherë ka shumë gjasa që të nënshkruhet marrëveshja dhe besoj se ka gjasa reale që kjo të ndodhë gjatë takimit në Ohër”, shtoi ajo.

I pyetur për të komentuar mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Von Kramon tha se BE nuk do të lejojë një “Republika Srpska” të re.

“Ka modalitete të ndryshme në BE dhe asnjëra prej tyre nuk është e ngjashme me ‘Republika Srpska’ sepse ne nuk kemi asnjë interes të krijojmë një organ të dytë siç është ‘Republika Srpska’ dhe kjo është e vërtetë. Ajo që ne u kemi ofruar partive në Kosovë është diçka që nuk mund të çojë në ndarje”, argumentoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.