Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Nëse duam demokraci të fortë kemi nevojë për qytetarë të fuqizuar

Gazeta10
14 March 2023 - 10:46

Në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), presidentja e vendit Vjosa Osmani, falënderoi grupin e grave deputete të cilat sipas saj të inspiruara nga ikona e lirisë dhe pavarësisë, Madeleine Albrighte ecën përpara drejt fuqizmit të grave, me mbështetjen e NDI, raporton Gazeta10.

Ajo tutje ka thënë se nëse duam demokraci të fortë kemi nevojë për qytetarë të fuqizuar. Një demokraci e shëndoshë është një demokraci që frymon mbi parimet e jetësimit të barazisë gjinore.

“Kosova mbetet lider në rajon me dy gra presidente të shtetit, me një përbërje parlamentare përtej kuotes gjinore, grate në qeveri janë të përfaqësuara më shumë se kurrë”, ka deklaruar tutje Presidentje Osmani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.