
Ousmane Dembele pritet të vazhdojë rrugëtimin e tij me Barcelona.
Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona është duke planifikuar që të rinovojë kontratën me Dembelen.
Kontrata aktuale e Dembeles skadon në verën e vitit 2024 dhe klubi katalan planifikon që t’i ofrojë atij një kontratë të re afatgjate.
Sulmuesi francez ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga klubi për 50 milionë euro në fund të sezonit dhe “Blaugranët” po mendojnë ta mbyllin këtë marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur.
25-vjeçari ishte afër largimit në verën e kaluar me parametra zero, por në fund vendosi të vazhdojë kontratën me Barcelonën.
Anësori francez është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017, ku u transferua nga Borussia Fortmund për shumën e 105 milionë eurove.
Situatën e Dembeles janë duke e monitoruar disa skuadra angleze që në verë planifikojnë transferimin e tij, në rast se ai nuk rinovon me Barcelonën.
Deri më tani këtë sezon, francezi ka regjistruar 28 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola, megjithatë ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.