Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konjufca dhe Soderberg nënshkruan memorandum mirëkuptimi për fuqizimin e barazisë gjinore

Gazeta10
14 March 2023 - 15:58

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca është takuar me drejtoreshën e NDI-së, Soderberg, raporton Gazeta10.

Gjatë takimit u bisedua për projektet e deritanishme të NDI-së dhe aspektet e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen, me fokus në fushën e transparencës, hulumtimeve parlamentare dhe ngritjen e kapaciteteve ligjvënëse.

Gjithashtu kryeparlamentari së bashku me Soderberg nënshkruan marrëveshjen memorandum mirëkuptimi.

Qëllimi i përgjithshëm i memorandumit është të fuqizojë barazinë gjinore, qeverisjen llogaridhënëse dhe integritetin e informacionit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.