
Ish-deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi duke komentuar garimin e partive shqiptare në Luginë me një listë të përbashkët, ka deklaruar se bashkimi ishte i domosdoshëm që shiptarët të fuqizohen edhe me fuqishëm në Serbi.
Ai komentet i bëri përmes një lidhje direkte në GAZETA në Kanal 10.
Ai ka deklaruar se fushata atje po shkon mirë, dhe se në situatën politike që janë shqiptarët atje po kërkohet fuqizimi i votës shqiptare.
“Bashkimi ishte një nevojë e domosdoshme në rrethanat në të cilat janë atje dhe se ndihma madhe që morëm nga kryeministri i Republikës së Kosovëz, zoti Kurti që të ofrojë ndihmën e vet, duke përbashkuar edhe qëndimet e subjekteve politike”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10