
Një punëtor 54-vjeçar ka vdekur të hënën pasdite në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas informatave fillestare, viktima dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.
Rastin po e hetojnë njësitë përkatëse policore, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit.