Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Drejtori i ri i Policisë nis detyrën me vizitë në Prekaz

Gazeta10
14 March 2023 - 16:12

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Gazmend Hoxha së bashku me menaxhmentin kanë  vizituar varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Ata u mirëpritën në familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari nga kryefamiljari Rifat Jashari, shkruan Gazeta10.

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë të PK-së, vizitën e parë jashtë Policisë së Kosovës e realizoi te varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Me këtë rast menaxhmenti i PK-së bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz si dhe vizituan familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, ku u pritën nga kryefamiljari z. Rifat Jashari.”, thuhet në  njoftimin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.