
Trajneri Ismet Munishi ka theksuar rëndësinë e madhe që ka roli i kapitenit brenda një skuadre, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe në funksionimin e ekipit në fushë.
Sipas tij, një kapiten i mirë arrin të kryejë deri në 60% të punës së trajnerit gjatë ndeshjes, sidomos në aspektin e mobilizimit të lojtarëve, disiplinës dhe korrektësisë në fushë.
“Një kapiten që është i rëndësishëm shumë për ekipin, besoj që një kapiten e kryen 60% punën e trenerit, brenda mobilizimit të skuadrës brenda ndeshjes, edhe te aspekti i disiplinës, edhe te aspekti i korrektësisë në fushë. Një ekip që ka kapiten edhe që ka lider, trajneri e ka më të lehtë funksionimin”, u shpreh Munishi.
Ai nënvizoi se prania e një lideri të vërtetë në fushë i jep ekipit stabilitet dhe e bën më të lehtë menaxhimin e lojës nga ana e trajnerit.