Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zyrtari i NATO-s: Është koha që Kosova e Serbia të bëjnë kompromise

Gazeta10
15 March 2023 - 19:15

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Geoana thotë se NATO mbështet përpjekjet e të dyja palëve dhe se tani është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise, shkruan Gazeta10.

Tutje, ai thotë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“NATO-ja mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequr nga BE-ja. Është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar Geoana në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.