
Përballja e madhe dhe e shumëpritur mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk mund të ndodh sumë shpejt.
Sipas Daily Mail, raporton Gazeta 10, dy kampionët e botës e kanë paralajmëruar ballafaqimin në mes tyre, i cili mund të mbahet në Arabinë Saudite. Ndryshe po konsiderohet edhe si mega spektakli financiar.
Ekipi i Furyt është në bisedime dhe britaniku mund t’i fitojë deri në 100 milionë euro për një duel eventual me Usyk, i cili i mban tre breza të artë, në versionet ËBA, IBF e ËBO.
Kurse, Fury e mban brezin ËBC, prandaj fituesi i kësaj sfidë do të bëhej kampion absolut i botës, duke i pasur në vitrinat e tij katër brezat kryesorë të boksit botëror.
Data e këtij meçi historic po përmendet 17 dhjetori i këtij viti.