Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Spahiu: Asociacioni hyn në fuqi, ditën kur në Beograd ngritet flamuri i Kosovës

Gazeta10
15 March 2023 - 21:51

Sipas njohësit të zhvillimeve politike, Nexhmedin Spahiu nëse në takimin e ardhshëm të së shtunës në Ohër nuk do të arrihet marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, procesi i dialogut do të shkojë në drejtim të kundërt.

Në një rast tjetër sipas Spahiut, presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të heq dorë edhe nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, shkruan Gazeta10.

“Nëse nuk bëhet marrëvshja e paqes, gjërat shkojnë në drejtim të kundëert. Nëse nënshkruhet ky dokument, Serbia heq dorë nga preambula e Kushtetutës së saj, sepse marrëvshjet ndërkombëtare janë të forta sesa ato vendore. Marrëveshja akoma nuk është e përfunduar. Kjo është vetëm marrëveshje formul e dakorduar. Përderisa nuk dihen kompetencat e Asociacionit, marrëvshja nuk e dimë se a do të refuzojë ta nënshkruaj Kurti e Vuciqi, apo ndoshta paraqitet ndonjë propozim i ndërmjetësve.”, tha Spahiu.

Spahiu tha se Asociacioni hyn në fuqi, në ditën kur në përfaqësinë diplomatike në Beograd do të ngritet flamuri i Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.