
Protesta është duke u zhvilluar aktualisht para objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protestuesit po marshojnë në shesh dhe po shprehin mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Pjesëmarrësit po mbajnë pankarta dhe po brohorasin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar drejtësi dhe kthimin e tyre në Kosovë.
Protesta po vazhdon aktualisht në Prishtinë./Gazeta10