Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza pyetet për “zhbërjen e Speciales”, para mbledhjes së Kryesisë: Të gjitha veprimet demokratike e ligjore janë të mundshme

Gazeta10
17 September 2026 - 11:03

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para nisjes së mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie, tha se do të diskutojnë për situatën e krijuar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së dhe do të dalin me qëndrime zyrtare.

“Ne do ta diskutojmë situatën në detaje. Të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Pas diskutimit do ta shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK-së”.

I pyetur për një iniciativë të mundshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Hamza u përgjigj shkurt: “Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.