Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Transportonte flori dhe mijëra euro me “Porsche”, prangoset shqiptari

Gazeta10
17 September 2026 - 10:15

Një 30-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pasi u kap duke transportuar me automjetin e tij monedha dhe lingota floriri, para, si dhe një leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Sipas Policisë së Fierit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4000 euro dhe 93 mijë lekë. Sipas uniformave blu, 30-vjeçari nuk dispononte dokumentacion që të justifikonte origjinën apo burimin e sendeve me vlerë dhe parave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.