
Një grua ka raportuar në Polici se është dhunuar. Një i dyshuar për këtë rast është arrestuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur tri ditë më parë, kurse viktima u dërgua në strehimore.
“Prizren 14.09.2026 – 19:15. Lidhur me rastin, me datën 16.09.2026 në stacion policor është paraqitur viktima femër kosovare e cila është dërguar në strehimore dhe më pas në IML për ekzaminim. I dyshuari i përfshirë në rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.