Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Verdikti i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK mblidhet sot

Gazeta10
17 September 2026 - 10:20

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje e pastaj edhe konferencë për media.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të enjten në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale”, thuhej dje në njoftimin e OVL UÇK-së.

Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Specialja ka konstatuar se të katër ishin përgjegjës për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.

Ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit pasi nuk u vërtetua dyshimi se kanë kryer sulme ndaj popullatës civile. Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh krime lufte.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Gjykimi Special
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.