
Pas raportimit të medieve për dorëheqjen e saj nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, Shqipe Mjekiqi sot ka konfirmuar dorëheqjen duke hedhur akuza në drejtim të lidershipit të kësaj partie, raporton Gazeta10.
“Fatkeqësisht, hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses”, ka shkruar Mjekiqi.
Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Gazeta10/