Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama: Ju si PSD pa Albin Kurtin s’mund të mbijetoni në politikë

Gazeta10
06 June 2026 - 19:55

Komentatori politik Fidan Rama ka drejtuar kritika ndaj PSD-së dhe kandidatit për deputet Florin Krasniqi, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e këtij subjekti në skenën politike.

Rama përmendi edhe liderin e Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se PSD nuk mund të funksionojë pa figurën e tij.

“Ju si PSD nuk mundeni me mbijetu në politikë pa Albin Kurtin, unë kështu e shoh nga prizmi jem. Ju mendoni që Albin Kurti ia vjedh idenë, ju mendoni që Vetëvendosja e vërtetë jeni ju, pra koncepti juaj politik është ky. Besomni se Albin Kurti ka rrëshqit, jo unë. Si PSD ju e keni humbur rrugën dhe nuk po mundeni me u rrumbullakësu që njerëzve me ju ofru diçka”, tha Rama.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.