Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dënimi i Gjokoviqit, Prokuroria Speciale thotë se do të shfrytëzojë të drejtën e ankesës

Gazeta10
21 October 2026 - 14:52

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Millorad Gjokoviq për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile “.

Në njoftimin për media të PSRK-së, u tha se “sa i përket dy pikave të aktakuzës, për të cilat Gjykata ka vlerësuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e të pandehurit, Prokuroria Speciale do ta analizojë aktgjykimin në tërësi dhe, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, do të shfrytëzojë të drejtën e ankesës”.

PSRK tha se mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të autorëve të krimeve të luftës dhe në sigurimin e llogaridhënies për viktimat dhe familjet e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.