
Është anuluar nisja e studentëve nga Kosova për pjesëmarrje në protestat që po mbahen në Shqipëri tash e disa ditë.
Organizatori i këtij udhëtimi Jahë Baci, tha se “na ka ardhur një informacion te veshi” që sipas tij nuk lejohet udhëtimi dhe se atë e pret arrestimi në Tiranë.
Baci tha se nuk do të ndalen me kaq, pasi sipas tij, do të gjejnë mënyrë tjetër të lejueshme për t’iu bashkëngjitur protestave të studentëve shqiptarë në Tiranë.
“Na ka ardhur një informacion te veshi që nuk lejohet me ardhë dhe sidomos mua më pret arrestimi atje. Kështu që nuk e marr përgjegjësinë për gjithë atë njeri që vjen me mua për t’u arrestuar ose për t’i bërë probleme atyre. Kush e ka nijet të shkojë dhe të solidarizohet me shqiptarët, me gjakun tonë në Shqipëri që po dhunohet, po shkatërrohet rinia mund të shkojë vetmas. Do të shohim që ta gjejmë një mënyrë tjetër për të shkuar, në mënyrën që na lejojnë. Unë për vete për sot nuk mund të shkojë. Kanë qenë tepër shumë, por i kam kthyer shumicën, kanë pasur të vijnë prej secilit qytet, kanë pasur të vijnë shumë studentë e doktorë që na kanë sjellë maska, por secili me vetura private”,tha ai.
Tutje, ai tha se thirrjen që studentët nga Kosova të shkojnë në Shqipëri e bëri që ta shohin studentët e Shqipërisë që kanë mbështetje nga populli i Dardanisë.
Studentët shqiptarë tash e disa ditë kanë nisur protestat e dhunshme në rrugët e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.