Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksident në Fushë Kosovë, vetura bie nga ura, lëndohen tre persona

Gazeta10
16 March 2023 - 17:00

Një aksident trafiku ka ndodhur sot  në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës në mes një kamioni dhe një veture, raporton Gazeta10.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i cili ka thënë se si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë disa metra, duke mbetur të lënduar rëndë tre persona.

“Në ora 13:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit vetura ka dalë nga rruga duke rënë poshtë disa metra. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore.”, ka thënë Krasniqi për Gazeta10.

 Njësitet policore janë marrë me aksidentin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.