Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gabri Veiga i qartë për të ardhmen e tij

Gazeta10
17 March 2023 - 10:13

Mesfushori i ri spanjoll, Gabri Veiga këtë sezon po shkëlqen me fanelën e Celta Vigos.

Gabri Veiga është bërë një nga sensacionet e këtij sezoni në La Liga, duke treguar paraqitje të mira me ekipin e tij, Celta Vigo.

20-vjeçari këtë sezon ka 28 paraqitje, në të cilat ka shënuar 8 gola e ka dhuruar 3 asiste, me ç’rast ka tërhequr interesim nga skuadrat e mëdha si Arsenal, Real Madrid e Manchester United.

Nuk ka asgjë konkrete në këto momente rreth të ardhmes së 20-vjeçarit. Real Madrid e Manchester United ishin të parët që u interesuan për situatën e mesfushorit spanjoll, mirëpo ky i fundit ka shprehur qartë qëndrimin e tij.

Siç raportohet nga mediat spanjolle, Gabri Veiga ëndërron të luajë për Arsenalin në një kohë të shkurtër.

Mikel Arteta e dëshiron mesfushorin spanjoll në ekip dhe ëndërra e tij për Arsenalin mund të luajë rol kyç që ky i fundit t’i bashkohet “Topçinjëve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.