Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina fiton në udhëtimin te Drenica

Gazeta10
18 March 2023 - 16:06

Prishtina ka marrë pikët e plota në Drenicës, pas tri ndeshjeve pa fitore në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina të shtunën fitoi ndaj Drenicës me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së 26-të.

Golin e fitores e shënoi qendërmbrojtësi Bujar Pllana në minutën e 33-të.

Portieri i Prishtinës, Ardit Nika, u përjashtua me të kuq në minutën e pestë të kohës shtesë, por Drenica nuk shfrytëzoi mundësinë të realizonte nga gjuajtja e lirë, ani pse në portë ishte futbollisti Mërgim Pefqeli. Pefqeli e zëvendësoi Nikën pasi ishin kryer të gjitha zëvendësimet nga “bardhekaltrit”.

Ishte edhe fitorja e parë e Debatik Currit në krye të Prishtinës në Superligë.

Curri e drejtoi Prishtinën edhe në Kupën e Kosovës dhe u kualifikua në gjysmëfinale pasi e eliminoi Ballkanin.

ër Drenicën ishte humbja e shtatë në tetë ndeshje të zhvilluara në vitin 2023 në Superligën e Kosovës.

Prishtina tani shkon në kuotën e 35 pikëve pas 26 ndeshjeve.

Drenica e fundit në tabelë mbetet me 23 pikë.

Në xhiron e 27-të Drenica udhëton te Drita, ndërsa Prishtina e pret Trepçën ’89.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.