Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kompromisi për targat, Rakiq thotë se Vuçiq e ka mbështetjen e plotë të tyre

Gazeta10
22 August 2022 - 16:01

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mbështetjen e plotë të serbëve nga Kosova për ta gjetur një zgjidhje me kompromis në dhjetë ditët e ardhshme, raporton Gazeta10.

Ai ka përsëritur edhe kërkesën drejtuar KFOR-it duke thënë që duhet ta sigurojë paqen për serbët në Kosovë.

“Të sigurojë paqen për serbët në Kosovë në përputhje me misionin e saj në OKB”.

Këto deklarata po vijnë pas takimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në përpjkeje për të gjetur një zgjidhje për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi.  / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.