
Manchester Unitedi me përmbysje të rezultatit e ka mposhtur të dielën skuadrën e Fulhamit për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA.
Unitedi në “Old Trafford” fitoi ndaj Fulhamit me rezultatin 3:1.
Alexandar Mitroviq shënoi për 0:1 në minutën e 50-të, por vendësit rikthyen rezultatin në të mirë të tyre për dy minuta.
Para se “djajtë e kuq” t’i shënonin golat e fitores, Fulhami mbeti pa Ëillianin dhe Mitroviqin që u ndëshkuan me të kuq.
Bruno Fernandes në minutën e 75-të shënoi nga penalltia, ndërsa dy minuta më pas, Marcel Sabitzer realizoi për 2:1.
Rezultatin final të këtij ballafaqimi e vulosi portugezi Fernandes, që shënoi tjetër gol në minutën e gjashtë të kohës shtesë.