
Kosova ka pësuar një humbje të thellë ndaj Irlandës në Dublin në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjithçka ndryshoi në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me të kuq pas prekjes së topit me dorë brenda 16-shit.
Për Irlandën u akordua penalti, të cilën në minutën e 28-të e konkretizoi në gol Parrott
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkaq 5 minuta pasi nisi pjesa e dytë, portieri Aro Muriq bëri një ndërhyrje duke shkaktuar penaltinë e dytë për irlandezët.
Sërish Troy Parrott ishte i saktë nga pika e bardhë.
Në minutën e 75-të, Jack Moylan shënoi me kokë për rezultatin 3-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar.
Kosova, edhe përkundër humbjes, ka arritur të mbetet në Ligën B pasi ndeshja Izrael – Austri u mbyll baras 1-1.
Kështu, Dardanët mbyllin këtë cikël të garave me 1 fitore, 2 humbje, 3 barazime.