
Real Madridi është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e Victor Osimhen.
Siç raportojnë mediat italiane, Reali i ka ofruar Napolit 80 milionë euro plus shërbimet e Nacho Fernandez vetëm për ta sjellë Osimhenin në “Santiago Bernabeu”.
“Los Blancos” e shohin sulmueisn nigerian si pasues ideal të Karim Benzemas, i cili pritet të qëndrojë te Reali deri në fund të edicionit të ardhshëm.
24-vjeçari po kalon në formë të jashtëzakonshme me Napolin këtë edicion, ku ka shënuar 25 gola e ka dhuruar pesë asistime në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Ai u transferua tek Napoli në vitin 2020, pas një aventure me skuadrën franceze Lille.
Nigeriani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg aktualisht është rreth 70 milionë euro.
Por, raportohet se ekipi italian nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për sulmuesin shtatlartë.
Për të siguruar nënshkrimin e tij, Real Madrid duhet të mposht konkurrencën e Manchester United dhe Chelsea.