
Aleksandar Vuçiq ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, kësaj radhe me pamjet nga një mbrëmje argëtimi në një restorant në Beograd.
Edhe pse gjatë mbrëmjes këndoi dhe u argëtua me të pranishmit, në rrjetet sociale u shpërnda veçanërisht një video në të cilën disponimi i tij, të paktën në dukje, ndryshon papritur.
Vuçiqi e kaloi mbrëmjen në restorantin beogradas Savanova, ku ishte organizuar një ndejë joformale. Ndër të tjerët, aty ishin mbledhur kryeredaktori i Informer-it, Dragan J. Vuçiiçeviq, dhe Ana Bënabiq.
Vuçiqi i publikoi pamjet nga kjo ndejë në rrjetet sociale, ku mund të shihet duke kënduar, biseduar me të pranishmit dhe duke shijuar atmosferën festive. Gjatë mbrëmjes u këndua edhe kënga “A sad adio”, të cilën e interpretonte Oliver Dragojeviq.
Megjithatë, derisa disa komentuan performancën dhe disponimin e tij të mirë, të tjerë pyetën nëse gjatë mbrëmjes kishte pirë ndonjë gotë më shumë. “A është ky i dehur?”, pyeti një përdorues i rrjeteve sociale.
“I dehur tapë, këndon ‘A sad adio’, buzët i janë nxirë nga vera. Katastrofë se si duket njeriu që e ka udhëhequr këtë vend për 14 vjet”, shkroi një tjetër përdorues.
Vëmendje të veçantë tërhoqi një video që e shpërndau edhe agjencia e lajmeve NEXTA. Në të shihet se si Vuçiqi, pasi merr pjesë në argëtim, në një moment hesht dhe zhytet në mendime, duke shikuar para vetes.
Ndryshimi i papritur i shprehjes së fytyrës nuk u shpëtoi përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët nisën menjëherë ta shpërndanin videon, duke e shoqëruar me komente të shumta humoristike. Nga NEXTA bënë shaka se ish-presidenti serb duket sikur sapo është kujtuar për rezultatet zgjedhore, shkruan Index.hr.
🍷 Vučić was singing and partying — then suddenly looked miserable in the middle of a party in Belgrade
On the evening of November 6, former Serbian president visited the Savanova restaurant, also known as “Ćaci bar.” The informal gathering was organized by Dragan J. Vučićević,… pic.twitter.com/d22s8sy5tk
— NEXTA (@nexta_tv) November 7, 2026