Gazeta10

Kiara braktis Luizin dhe e lë vetëm në suitë: Nuk duroja dot gërhimën e tij (VIDEO)

Pak ditë më parë, Kiara kërkoi një dëshirë nga Vëllai i Madh, duke qenë se ishte një nga fitueset e lojës me imitime. Ajo kërkoi një suitë të veçantë që të flinte me Luizin, raporton Gazeta10.

Vëllai i Madh ia plotësoi dëshirën dhe u dha atyre mundësinë të flinin në suitë deri të martën, kur do jetë edhe spektakli i radhës.

Nata e kaluar, ishte e dyta që ata të dy fjetën bashkë, të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. Por, Kiara e “braktisi” Luizin dhe shkoi të shtrihej në dhomën e saj, atje ku ndodhen edhe banorët e tjerë.

Ajo u shtri në krevat dhe i tha Oltës se nuk po e duronte dot gërhimën e Luizit, ndaj erdhi aty të flinte. Olta nga ana tjetër, i tha Kiarës që t’i vendoste Luizit aparatin që ai përdor për frymëmarrjen, duke qenë se atë e bezdis shumë gërhima e tij.

Teksa po bisedonin në orët e para të mëngjesit, dy vajzat u shprehën se ato nuk po i zinte gjumi, për shkak të largimit të Maestros./Gazeta10

NË FOKUS

Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
polici
Dy personat e vdekur në aksident janë nga kjo komunë
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
LAJMI-I-FUNDIT (1)
E tmershme| Një burrë torturon dy femra në një vendparkim në Prishtinë (VIDEO)
XHESI
“O Bes Kallaku”, reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert