Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Aksident fatal në Jasiq të Junikut, humb jetën vozitësi i katërçikletës

Gazeta10
12 September 2026 - 17:48

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku ka humbur jetën vozitësi i një katërçiklete.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 13:40.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jasiq-Junik. Në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë”, tha Rugova, për IndeksOnline.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante të Policisë, si dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

Policia po merret me rastin dhe hetimin e rrethanave të aksidentit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.