Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes dy kamionëve në Kaçanik-Hani i Elezit, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Gazeta10
12 September 2026 - 16:58

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit, ku janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:54.

“Ju njoftojmë se sot, më 12.09.2026, rreth orës 14:54, në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë, me targa vendore”, ka thënë Veseli.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në automjete, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti janë duke u hetuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.