Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza pas marshit: Më 16 shtator presim të jehojë thirrja “Shpalleni të pafajshëm”

Gazeta10
12 September 2026 - 17:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë pas Marshit për Liri në Prishtinë se Kosova më 16 shtator pret që të jehojë botërisht thirrja për shpalljen të pafajshëm të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza, pas përfundimit të Marshit për Liri, ka deklaruar përmes Facebookut se tash vëmendja është te 16 shtatori.

“Kosova, më 16 shtator, pret të jehojnë botërisht fjalët: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm. LIRI PËR TË KATËRT!”, ka thënë Hamza.

Marshi për Liri u mbajt sot në Prishtinë, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora.

Ai u organizua në shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.